I zhgënjyer nga “Rilindja”, qytetari djeg kartën e antarësimit.

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një anëtar i Partisë Socialiste prej 30-vitesh i quajtur Nikoll Deda, ka zgjedhur të djeg publikisht kartën e anëtarësimit në PS dhe t’i bashkohet Partisë Demokratike.

Deda shprehet se vendimi i tij lidhet me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut nga të majtët dhe largimin masiv të të rinjëve për shkak të situatës socio-ekonomike në vend. Ish-socialisti thekson se ai ka dy djem të arsimuar me shkollë të lartë, të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë drejt Gjermanisë për shkak të mosgjetjes së një vendi pune në Shqipëri.

Kam qenë 30 vjet anëtarë, po nuk është Partia Socialiste, nuk është ajo parti që zbaton liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk është ajo parti që ka marr përsipër rininë të shkollohet. Po bën atë që ka bërë udhëheqja Jugosllave prej vitesh deri në çlirimin e Kosovës me kosovarët, po e bën Partia Socialiste me rininë.  Unë kam dy djem në Gjermani, a si dua këtu? Njëri ka mbaruar për ‘Gjeologji Miniera’ dhe është atje dhe tjetri ka mbaruar shkollën dhe ka ikur. Ka ikur rinia, ndaj unë i bashkohem Partisë Demokratike”, tha Deda.

 

Zjarr Tv Ad