Partia Demokratike ka reaguar pas SPAk ka bërë thirrje për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako, si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
PD i bën thirrje Ramës që të mos pengojë hetimet e një prej afreave më të mëdha korruptive në vend.
Ndër të tjera thuhet se Bllako është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i
Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.
Reagimi i PD:
Deklaratë e Partisë Demokratike!
Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.
Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit