I zuri vendin Braçes, Arben Ahmetaj i emocionuar për postin e ri: Është përgjegjësi e madhe, s’kam pse ta fsheh

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Ahmetaj është shprehur I emocionuar pasi kryeministri Edi Rama vendosi që ta emërojë zv.kryemininstër, post që më parë e mbante Erion Braçe.

Ai tha para kamerave se postiu që iu besua është një përgjegjësi e madhe duke shtruar se do të vijojë me projektin e Rilindjes.

“Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, u shpreh Ahmetaj.

Ndërkohë Braçe njoftoi largimin e tij nga posti pak ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Braçe tha se ndihej i nderuar që i ka shërbyer popullit shqiptar për 24 vite.

“Ka një fund! i nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit!”, shkroi Braçe.

Zjarr Tv Ad