Ia kafshon dhe këput gjysmën e veshit shoqes, nëna nga Uelsi dënohet me katër vite e gjysmë burgim (Video, +18)

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nënë është dënuar me katër vite e gjysmë heqje lirie, pasi ia kishte këputur gjysmën e veshit mikeshës së saj në një qebaptore pasi e kafshoi me gjithë forcën.

Victoria Burgess, 27-vjeçe, ia kishte këputur gjysmën e veshit mikeshës Jenna Edwards, pasi dyshja nën ndikim të alkoolit kishte pasur një mosmarrëveshje për një shumë të parave, me ç’rast janë rrahur brutalisht në lokal.

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda lokalit në Newport të Uelsit, shfaq Edwards duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha, derisa Victoria ia ngul dhëmbët në vesh të cilin pjesërisht ia këput.

Prokurorja Bethan Evans, ka deklaruar se dyshja kishin filluar të grinden para se Burgess ta sulmonte brutalisht mikeshën e saj.

“Burgess filloi t’i bërtas mikeshës, e akuzonte për vjedhje të parave. Viktima pak gjëra i mban në mend nga ky moment, por kafshimi ishte aq i fortë që  gjysma e veshit të saj përfundon në gojën e Burgess”, ka shtuar prokurorja Evans.

Copa e këputur e veshit ishte futur në frigorifer me shpresën se pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët do të arrijnë t’ia kapin. Ndërkaq sulmuesja është dënuar me katër vite e gjysmë burgim.


Zjarr Tv Ad