Ia vranë djalin para syve, flet babai i Arjan Gosës: U shokova kur pashë djalin të qëlluar, u këput menjëherë!

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy ditë më parë është ekzekutuar me armë zjarri Arjan Gosa në Kavajë, ku motivi kryesor ishte ai i hakmarrjes në lidhje me një ngjarje të ndodhur në mars, ku vëllai i viktimës Armand Gosa bashkë me Altin Rexha, pas një konflikti me njëri tjetrin humbën jetën. Gazetari Leonidha Musaj raporton për ABC News se babai i 48 vjeçarit në deklaratën e tij ka theksuar se nuk e mendonte se ngjarja e marsit do të vijonte.

“Ne nuk mendonim se ngjarja e marsit do të vazhdonte. Në ngjarjen e parë, vdiqën të dy. Nuk kishte pse të vazhdonte me kjo histori. Neve nuk ruheshim, pasi s’na shkonte ndër mend që familja Rexha do te vazhdonte.

Djali im Arjani pak dite me parë kishte ardhur nga Italia, pasi jetonte atje. Dolëm te pinim kafe dhe të ndiqnim ndeshjen Napoli-Inter. Ishim ulur të ajo tavolina aty, pasi konsumonim cigare dhe ishim kthyer me shpinë nga rruga dhe po shikonim ndeshjen. Nuk e pamë fare.

Vetëm kur plasi arma. Ktheva kokën dhe pash qe Arjani u këput dhe pash një person qe doli me vrap. U shokova kur pash tim bir te goditur në kokë. S’kishte asnjë shprese, humbi jeten menjeherë. Nuk di cfare te them me shume”, ka deklaruar ndër të tjera Osman Gosa, babai i Arjan dhe Armand Goses, të cilet mbeten viktima ne harkun e dy muajve.

Zjarr Tv Ad