‘Ian’ rrafshon Floridën, Biden i druhet më të keqes: Stuhia më fatale në histori

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pamje apokaliptike ka lënë pas uragani “Ian”, pasi ka përshkuar Floridën në Shtetet e Bashkuara. Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet janë të mëdha, shërbimet e emergjencës të ngarkuara dhe bilanci i vdekjes që do të kërkojë kohë për t’u përcaktuar. Presidenti Joe Biden i druhet më të keqes.

“Uragani zbarkoi të mërkurën dhe po vazhdon rrugëtimin e tij edhe sot. Kjo mund të jetë stuhia më fatale në historinë e Floridës. Shifrat janë të paqarta, por ne po marrim informacion të vazhdueshëm mbi humbjen e jetës”, tha presidenti Biden.

Pa përmendur data, Biden ka njoftuar se do të vizitojë Floridën dhe Puerto Rikon. Gjatë ditës së enjte, disa mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e kujdesit dhe spitalet.

Mbi 2.5 milionë njerëz kanë mbetur pa energji, mijëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre dhe shumë rrugë janë të pakalueshme.

Qeveria ka premtuar asistencë individuale për personat që kanë humbur shtëpitë dhe që sigurimi nuk u mbulon gjithçka.

Zjarr Tv Ad