Ibrahimaj: Javen e ardhshme nisin penalitetet për bizneset që nuk kanë aplikuar për 40 mijë lekëshin

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Java e ardhshme do të nisë me penalitete për bizneset që nuk kanë aplikuar për bonusin financiar prej 40 mijë lekësh për punonjësit e tyre. Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, shprehet se ende ka punonjës që nuk kanë përfituar automatikisht, për shkak të mangësisë së të dhënave. Ajo dhprehet se jane rreth 5 mijë punonjës të cilët që duhet ta plotësojnë. Shumë prej tyre janë tatimpagues që deklarojnë se të punësuarit janë larguar me dorëheqje. Ka pasur dhe raste që tatimpaguesit kanë paguar pagën e plotë. Aktualisht, puna e Drejtorisë së Tatimeve është fokusuar te rimbursimi i gjobave për shqiptarët që kanë tejkaluar afatet e qëndrimit në vendet e BE. DEri tani kemi marrë 85 aplikime ku në 60 prej tyre mungon mandate i pagesës, në 31 raste mungon llogaria bankare. Biznesi duhet të jetë i ndërgjegjshëm që me apo pa covid nuk mund të mos respektojë legjislacionin. Ne kemi menduar që të dalim në terren me shërbim ndaj tatimpaguesit në strukturat e turizmit. Nëse do të shohim ngadalësim të aktivitetit atëherë ne do të telefonojmë tatimpaguesit. Nëse ata në këtë moment nuk do të ndërrojnë sjellje, atëherë ne do të shkojmë me penalitete. Fokusi do të jetë tek subjektet që kanë pasur aktivitet gjatë gjithë periudhës, pra tregtia ushqimore dhe përqendrimi kryesor do të jetë te tatimpaguesit e mëdhenj. Ndërkaq, paketa e tretë ekonomike, nuk do të vijë si një e plotë, por me nisma për rimëkëmbje, e zgjatur në kohë. Është një plan më afatgjatë sepse nuk ka për qëllim tejkalimin e një emergjence, por një plan të strukturuar të rritjes ekonomike. Në përfundim të procesit, ibrahimaj shprehet e kënaqur për punën e bërë për procesin e shpërndarjes së pagave të luftës gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa shprehet se aplikimet mbeten ende të hapura, pa një afat të caktuar.

Zjarr Tv Ad