Ibrahimovic: Milano, shtëpia ime e dytë

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zlatan Ibrahimovic gëzon pa masë tifozët e Milanit. Edhe pse mes tij dhe klubit kuqezi nuk ka ende një akord për shkak të pagës së lartë që kërkon suedezi, Ibrahimovic i ka hapur dyert rikthimit te Milani. Zlatan, i cili është aktivizuar për 2 sezone te kuqezinjtë nga 2010-ta në 2012-ën duke shënuar 56 gola në 85 ndeshje, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” i ka hapur dyert rikthimit të tij te Milani, duke bërë të lumtur të gjithë tifozët e klubit 7-herë kampion Europe që kërkon një emër të madh në skuadër për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në kampionat.

“Milano nuk është qyteti im i dytë, por është shtëpia ime e dytë”, deklaroi Zlatan.

Më pas suedezi shtoi: “Kam kujtime të jashtëzakonshme nga ai qytet, dhe aty jeton një nga personat tek i cili kam më shumë besim”. Për Ibrahimovic interesohet edhe Bologna me trajnerin Sinisa Mihajlovic që është një fans i madh i suedezit, por gjasat janë që 38-vjeçari të pranojë ofertën e Milanit.

Zjarr Tv Ad