Ibrahimoviç thyen rekord

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ibra te Milani? Aq që bëhet fjalë dhe në asnjë moment nuk është diskutuar për një rikthim të suedezit në Serinë, përtej zërave të merkatos, që në të shumtën e rasteve rezultojnë të rreme. Lajmet që vijnë nga Amerika tregojnë se gjigantit suedez i është përmirësuar kontrata nga ana ekonomike, pavarësisht se 22 gola dhe 10 asistet e yij nuk mjaftuan për ta çuar Los Angeles Galaxy në play off-in e MLS. Burime të rrjetit amerikan ESPN informojnë se Zlatan do të përfitojë nga 7 deri 7.5 milionë dollarë në sezon, duke thyer edhe rekordin e futbollistit më të paguar në MLS, që mbahej nga italiani Sebastian Giovinco, i cili gjatë këtij viti është paguar 7.1 milionë dollarë.

 

Zjarr Tv Ad