Ibsen Elezi ka zyrtarizuar kandidaturën për Kreun e Partisë Demokratike, në zgjedhjet që do zhvillohen në 22 maj ku përballë do ketë ish Kryeministrin Sali Berisha.
Prej disa ditësh, ai ka nisur dhe takimet ne qytete te ndryshme, ku hodhi gjithashtu akuza edhe ndaj disa anëtarëve të komisionit të Rithemelimit të PD, teksa theksoi se kanë favorizuar Lulzim Bashën në proceset e mëparshme në Partinë Demokratike
Për të treguar më shumë rreth ngjarjeve e të fundit por edhe për të treguar më shumë për aksionin e tij politik, ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, vetë Ibsen Elezi.
“Në 2014 regjimi i PD ishte katastrof dhe unë ja kam thënë këtë që atëherë zotit Basha.
Aty u godit gjithë elita fituese e PD dhe kontributorët më të mëdhenj.
Veprimi i dytë ishte shitja e reformës elektorale, që fatkeqësisht unë në atë kohë e kundërshtova para 300 vetëve. Ato që kam thënë kanë rezultuar të sakta sepse janë rrugëtime që nuk mbështeten në parime.
Për mua, grupimi Basha nuk përbën elementët për të qenë një fraksion. Por ajo farë dua të them ka të bëjë me shtrirjen poshtë të varësisë që krijoi kjo përplasje. Fatkeqësisht për arsye të ndryshme një pjesë e anëtarësisë e mbështeti grupin e tyre, dhe dua të them se duhet të gjendet gjuha e bashkëpunimit që të afrohen ato njerëz”, u shpreh Elezi.
Ndërsa teksa u pyet nga moderatori Flavio Qarri, mbi aksionin e tij politik dhe se nga do ta startojë këtë aksion, Elezi tregoi se se për të, startim do jetë goditja në themel e manipulimit që ka krijuar Rama.
“Aksioni do fillonte nga goditja në themel e manipulimit që Rama ka krijuar në këtë sistem. Ky rregull bazik që është shkelur në demokraci është një rregull që është thyer tashmë.
Të vihet para përgjegjësisë do individ që ka tentuar dhe ka guxuar dhe ka fakte për këtë”, u shpreh Elezi.