Ibsen Elezi: Po erdha në krye të PD, nuk bëj koalicion me LSI-në! Ata janë tradhtarë, Ilir Meta bashkohet me PS-në sa të ikë Rama

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen elezi, ka deklaruar se nëse zgjidhet nga demokratët për të drejtuuar PD-në nuk do të bëjë koalicion me LSI-në.

Sipas tij, Ilir Meta mund të tradhtojë PD-në dhe të bashkohet me Partinë Socialiste sapo Edi Rama të largohet, duke e lënë opozitën në mes të betejës.

Pjesë nga intervista në Abc:

Supozojmë një moment që bëheni kryetar i Partisë Demokratike, a do keni koalicion me LSI?

Elezi: Koalicioni me LSI-në unë e kam shprehur qartë që është një forcë e majtë tipike që mund t’a shohim në dy aspekte. Në aspektin pragmatist ti mund të jesh me LSI-në dhe ajo sapo të iki Edi Rama të tradhëton ty e kalon me ato. E bënë këtë Ilir Meta dhe këto që janë. Mund të bësh koalicion me dikë që të shkosh në betejë dhe të le në rrugë vetëm dhe ikin e i’a mbath nga krahu tjetër të kundërshtarit? Nuk e mban dot. Logjikisht kjo nuk mund të ndodh për shkak se ky të tradhton çdo moment. Nga ana morale akuzat dhe marrëdhëniet që kemi pasur ne nuk na lejojnë të kemi një bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad