Ibsen Elezi sulmon hapur Belind Këlliçin: Manipulator, mbijetoi në politikë si servil i Lulzim Bashës…

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ibsen Elezi sulmon hapur Belind Këlliçin: Manipulator, mbijetoi në politikë si servil i Lulzim Bashës

Ibsen Elezi tha në një intervistë për Euronews Albania se Belind Këlliçi nuk duhet të jetë kandidati i PD për Tiranën në 14 maj pasi është manipulator votash.

Sipas Elezit, Këlliçin mbijetoi në politikë si servil i Lulzim Bashës dhe PD duhet të gjejë një kandidat të denjë përballë Veliajt.

“PD duhet ta ndërrojë kandidatin, jo ta trysnojë Ilir Alimehmetin duke e mundur me strukturë dhe duke mos i dhënë frymëmarrje garës së Tiranës.

S’mund të futemi me një figurë të degraduar, para opinionit publik Alimehmeti ishte figurë e fortë edhe pse ai u tërhoq. Këlliçi ka kryer aktin e manipulimit të votës, është si Erion Veliaj njësoj”, tha Elezi.

Zjarr Tv Ad