Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë kthyer sërish së bashku me njëri-tjetrin.
Postimi i bërë nga sulmuesi argjentinas lë të kuptohet se çifti është ribashkuar dhe njëherë, pas asaj ndarje të bujshme disa muaj më parë.
“Nuk ishte gruaja e jetës time, ishte jeta ime që u shndërrua në një grua. Historitë e Disney kanë gjithashtu një sezon të dytë. Të dua wanda Nara”, shkruante Icardi në një foto që shfaqej së bashku me bukuroshen argjentinase.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Nara ka folur së fundmi rreth marrëdhënies së saj gjatë një interviste për revistën ‘Vanity Fair’: “Nuk e prisja, Mauro nuk më kishte dhënë kurrë arsye për të qenë xheloze. Ishte keq, por më pas kuptova që nuk jetojmë një përrallë të Disney-t dhe se disa gjëra mund të ndodhin”, tregoi fillimisht ajo.
“E kam njohur Mauron kur ishte 18 vjeç, nuk ishte me përvojë. Mendoj se për këtë arsye ndodhi. Në fakt, e kuptoi edhe më shumë se sa më donte. E fala gabimin, problemi ishte diçka tjetër.” – shpjegoi Nara.
Më tej modelja shpjegoi arsyet e kësaj ndarjeje: “Ne tashmë kemi nënshkruar ndarjen. Mauro nuk donte dhe ishte shumë e vështirë, sepse unë ende e dua shumë.
Por gjërat nuk po funksiononin, energjia ishte e keqe në shtëpi dhe në një moment i thashë: “Duhet ta ndalojmë. Bëmë dashuri deri në fund, pastaj shkova në Argjentinë. Kam bërë fushata reklamuese dhe kam drejtuar emisione televizive. Isha dy muaj larg, distanca nuk më ndihmoi”.
Arsyeja kryesore e ndarjes së tyre ishte për shkak të shqetësimeve të Narës. Pasi iu përkushtua për një dekadë pesë fëmijëve të saj, ajo dëshiron t’u kthehet sfidave të mbetura në të kaluarën. Dhe Icardi nuk e pëlqeu këtë gjë.