Icardi thyen heshtjen, zbulon të ardhmen e tij

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mauro Icardi është emri më i përfolur në skuadrën e Interit. Jo për golat e shënuar, por për sjelljen e tij aspak profesionale, ku sëbashku me deklaratat e bashkëshortes së tij, Wanda Nara, kanë trazuar ambjentin zikaltër.

Drejtuesit e Interit po mendojnë ta shesin dhe përballë ndonjë ofertë të majme, italianët nuk do të mendoheshin 2 herë. Por ka qenë vetë Icardi, i cili më në fund ka folur rreth kësaj situate.

Një postim në rrjetin social “Instagram” nga ana e argjentinasit, ka shokuar të gjitha fansat e Interit.

“Fjalët që janë thënë kohët e fundit për mua nëpër gazeta, janë në kundërshtim me qëllimet e mia. Mediat japin lajme false, prandaj po e sqaroj personalisht. Dua t’ua bëj të ditur fansave që dëshira ime është të qëndroj në këtë klub. Interi është familja ime. Koha do të tregojë të vërtetën. Forza Inter, përgjithmonë!”,- thuhej në postim.

 

Zjarr Tv Ad