Idajet Beqiri ngre shqetësimin: Situata është e rëndë, sa vjen dhe po përkeqësohet

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth dy mijë avokatë, prej disa javësh kanë bojkotuar proceset në formë greve për të detyruar KLGJ-në që të reflektojë mbi hartën e re gjyqësore, për të cilën në fakt KLGJ tanimë ka votuar për mbylljen e shumë gjykatave.

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Top Talk”, thotë se situatë është e rëndë, ndërkohë që kërkon që të dëgjohen grupet e interesit.

“Situata është shumë e rëndë. Sa vjen dhe po përkeqësohet. Në vend që të gjitha palët ta marrin më me qetësi këtë çështje që është një problem madhor, kërkon qetësi të jashtëzakonshme dhe profesionalizëm të lartë. Të dyja këto duhen kombinuar mirë. Por unë shoh të kundërtën. Kjo pritet më sopatë.

Ajo që thotë kryeministri se harta nuk ndryshon, është të marrësh sëpatën dhe ta presësh. Por nuk është normale”.

Duhet respektuar mendimi i 13 mijë avokatëve, shprehet avokati.

“Është një situatë vërtet dramatike. Mjafton të shikosh në çfarë kolapsi e kemi futur gjyqësorin, duke filluar nga Gjykata e Lartë deri te gjykata e shkallës më të ulët. Është sikur ka rënë bomba, qytetarët flasin me vete, se mezi prisnin datën e gjyqit dhe kur shkojnë, s’ka avokatë”.

Sipas tij, nga këta ndryshime, janë qytetarët ata që humbasin më shumë.

“Qeveria duhet të dëgjojë në një situatë të tillë, duhet të ketë më shumë veshë se gojë. Duhet të argumentojë pse duhet një Gjykatë Apeli në Tiranë, e kemi patur dhe dështuam. Hajde të diskutojmë, të gjejmë një formulë tjetër që t’i përshtatet”.

Avokati jep disa zgjidhje të mundshme:

“Për gjykatat e rretheve, jemi plotësisht dakord që disa gjykata rrethesh duhen mbyllur se nuk janë efektive. Ka disa prej tyre. por të heqësh gjykatën e Sarandës? Duhet parë organizimi territorial. Është në kufi. Edhe në Korçë, e njëjta gjë. Institucionet në këto vende duhet të jenë të plota. Por, nuk ka shumë çështje për të pasur 20 gjyqtarë. Të rrinë katër për shembull, ama do jenë atje, gjykata do të jetë atje.

Në këtë aspekt, nuk mund të lihet Kruja pa gjykatë. Edhe në kohën e Ahmet Zogut ka pasur gjykatë Kruja, edhe në kohën e Enverit e ka pasur një gjykatë. Problemi është që i bëjnë reformat pa marrë mendimin e profesionistëve, të atyre që kanë qenë nga gjykata e shkallës së parë deri në Gjykatë Kushtetuese. E njohin sistemin në tërësi.

Nuk duhet të ketë një gjykatë apeli, duhet të jenë minimuni tre gjykata. Duhet të marrin në konsideratë çfarë ndryshimesh do të bëhet në hartën territoriale”.

Zjarr Tv Ad