Ideja nga Spanja: Të klonojmë Lionel Messin

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teknikë, klas dhe gola spektakolarë. Lionel Messi dhuron magji sa herë prek topin, ndërsa rëndom mes tifozëve të futbollit thuhet se lojtarë si ai lindin njëherë në shekull. Por kjo nuk është e sigurt dhe në Spanjë kanë nisur të kenë frikë se “Pleshti” nuk do të ketë një pasardhës të denjë kur të varë këpucët në gozhdë.

Për këtë arsye, “Cadena Ser” i është drejtuar shkencës me një ide sa të veçantë aq edhe të pamundur: Pse të mos e klonojmë Lionel Mesin?

Për të marrë më shumë informacion dhe për të kuptuar se sa e realizueshme është një gjë e tillë, media iberike i është drejtuar Arcadi Navarro, i cili është përgjegjësi i Arkivit Europian të Gjenetikës. “Me teknikat e kohës, po Mesi mund të klonohet. Do të ishte e mundur të krijonim një qenie njerëzore shumë të ngjashëm me Messi. Do të dukej sikur të dy të kishin lindur në të njëjtën kohë, por njëri ka qëndruar i ngrirë për 20 apo 30 vjet”, ka thënë specialisti i gjenetikës.  Por edhe sikur kjo të ndodhë, nuk është e sigurt se do të kemi një Mesi të ri. Mund të jetë i ngjashëm në gjene dhe pamje, por edhe shkenca nuk mund të sigurojë se kloni i sulmuesit argjentinas do të jetë i aftë të përsëritë “Pleshtin” sa i përket aftësive teknike. Sipas Navarro, përveç talentit të lindur, Lionel Mesi është ndikuar nga shumë faktorë të jashtëm, si mënyra e tij e jetesës apo stërvitja.

Pra një gjë duket e sigurt, edhe shkenca e konfirmon se vështirë që futbolli të shohë një Messi të dytë.

 

Zjarr Tv Ad