Shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit në rrugë ka çuar në përplasje ndërmjet dy makinave në vendin e quajtur Fushë-Gjoricë në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit.
Kujtim Istrefi dhe Murat Istrefi, raportohet se janë dy vëllezërit që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në Rrugën e Arbrit. Nga informacionet paraprake mësohet se shtetasja Lulzime Istrefi ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.
Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, kanë humbur jetën 3 persona dhe kanë mbetur të demtuar katër të tjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Bulqizës.
Në vendngjarje ndodhen dy ambulanca dhe një zjarrfikëse, si dhe Policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.