Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë brenda pak kohe nënën e foshnjes së gjetur të pajetë në një kosh mbeturinash në lagjen Ali Demi.
Sipas policisë nëna është 32-vjeçarja me iniciale H.M banuese në Gjirokastër. Ajo është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.1 për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë se në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore ju bëjmë me dije se:
Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi si dhe shoqerimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, i shtetases H.M.,32 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprime të metejshme hetimore.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia