Identikit/ Sa i lirë është për të votuar ky njeri?!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA ELONA CASLLI

Ai është 45 vjeç. Punon në x institucion shtetëror. Është i martuar dhe ka dy fëmijë dhe një kredi shtëpie që do shumë vite për t’u shlyer. Dy javë më parë është thirrur nga eprori i tij dhe nën sloganin

” po hani bukën tonë” është urdhëruar të shkarkojë aplikacionin ” Aktivisti”. Në këtë aplikacion ai është i detyruar të pëlqejë, të komentojë dhe të shpërndajë çdo “” arritje”” të qeverisë rilindase.

Në fillim ka menduar ta shkarkojë këtë aplikacion dhe të mos jetë shumë aktiv, por ka harruar se Vëllai i Madh po e vëzhgon dhe ai është i monitoruar 24 orë falë aplikacionit Aktivisti në të gjitha komunikimet që kryen dhe të gjitha të dhënat e tij i përkasin Vëllait të Madh.

Një mesazh mbërrin në telefonin e tij dhe Vëllai i Madh i tërheq vëmendjen duke i thënë se nuk ka kryer si duhet detyrën e përcaktuar prej Vëllait të Madh. Nuk ka pëlqyer, nuk ka komentuar dhe nuk ka shpërndarë postimet e kabinetit rilindas. Nuk ka arritur të grumbullojë pikët e duhura. Vëllai i Madh ia paraqet edhe pikët me data.

Në x datë ke marrë kaq pikë. Je dobët. Duhet të jesh më aktiv nëse do të mbash vendin e punës. Vendi i punës nuk mbahet me pikët e meritokracisë, por me pikët e Aktivistit.

Një burrë 45 vjeç me një familje për të mbajtur dhe një kredi shtëpie për t’u shlyer në këtë gjendje presioni sa i lirë është për të votuar në 14 maj?!

Çdo ditë deri në 14 maj këtij njeriu do t’i kujtohet çdo ditë nga eprori se po ha bukën e qeverisë. Çdo ditë duhet të plotësojë pikët te aplikacioni Aktivisti, në rast të kundërt Vëllai i Madh i dërgon mesazh duke i kujtuar numrin e pikëve.

Kjo ndodh çdo ditë. Deri më 14 maj a nuk do të kemi një njeri të rraskapitur psikologjikisht që do të ketë frikë se edhe në kutinë e votimit dikush po e vëzhgon?!

Duke qenë se fola gjatē me këtë njeri po sjell një copë të bisedës me të.

Ai tha: E zëmë se e denoncova. Ku do ta gjej drejtësinë?! Këtu po plasin skandale ditë pas dite dhe drejtësia nuk vë dorë. E imagjinon sa mund të vihet drejtësia në lëvizje se heqin një njeri si unë nga puna?!

Me taksat e shqiptarëve po krijohen aplikacione për t’i shtypur, dhunuar dhe për t’i mbajtur në presion shqiptarët. Kjo është e frikshme, e neveritshme dhe mbi të gjitha shkelen me të dyja këmbët të drejtat e njeriut.

Pas gjithë kësaj panorame lindin pyetjet: Sa i lirë është për të votuar ky njeri?!

A mund të ketë zgjedhje të lira në këtë situatë?!

Sa e sa njerëz përjetojnë të njëjtën gjë në administratën publike?!

Post Scriptum- Nuk mund të ketë zgjedhje të lira në diktaturë. Pluralizmi shqiptar është në gjendje kome.

Zjarr Tv Ad