Idiot, malok, i trashë”, ish-deputeti tregon telefonatën kërcënuese të Ramës

0
321
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PS në Lezhë, Eduard Ndocaj, ka treguar për publikun teksa ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, një nga përplasjet që ka patur me kryeministrin Rama. Ndocaj tha se ishte zënë në telefon me Ramën, pasi kishte kundërshtuar qeverinë për çështjen e mbetjeve.

Ermal Mamaqi: Më kanë thënë që je zënë një herë live me kryetarin?

Eduart Ndocaj: Jemi zënë disa herë, por një herë jemi zënë në telefon.

Ermal Mamaqi: Aman na thuaj ndonjë gjë, se ne vdesim për thashetheme. Ku ishe kur ndodhi telefonata?

Eduart Ndocaj: Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky, sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja.

Ermal Mamaqi: Kishe bërë deklaratë kundër qeverisë, ndërkohë që ishe në qeveri?

Eduart Ndocaj: Po.

Ermal Mamaqi: Sa i madh që je.

Eduart Ndocaj: Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë?! Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu.

Më thotë Shalsi, me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha, se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja, dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon, dhe pastaj i thashë ta mbyllnim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri.

Ermal Mamaqi: Po çfarë thoshte kështu në telefon?

Eduart Ndocaj: “Është i ëmbël kështu. Më tha: Idiot, malok, i trashë. Është i ëmbël, gjuhën e ka”.

Ermal Mamaqi: Kur do, është delikat.

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad