Që mosha është vetëm një numër duket se qëndron. Idris Elba është 46 vjeç, por kjo nuk e ka penguar që të cilësohet si mashkulli më seksi për vitin 2018.
Ka qenë revista “People” që e ka bërë këtë vlerësim për aktorin britanik, baba i një vajzë 16-vjeçare dhe një djali 4-vjeç. Pas marrjes së titullit Elba ka qenë në një lidhje direkte për Jimmy Fallon në “Tonight Show”, ku shprehu entuziazmin e tij duke theksuar ndër të tjera se e ëma do të ndihet shumë krenare për të.
Në të shkuarën Elba performonte edhe si DJ dhe kishte linjën e tij të rrobave, ndërkohë që së fundmi është përfolur shumë se do të ishte në rolin e agjentit 007. Pas Denzel Washington në vitin 1987, 46-vjeçari është mashkulli i dytë me ngjyrë që arrin të vlerësohet si më seksi në botë.