Idrizi: Demokracia në rrezik nga autokracia, korrupsioni dhe varfëria

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha sot për Top-Channel se kriza në vend është shumë e thellë dhe se qeveria duhet të kishte rënë me kohë. “Qeveria nuk është numra siç pandeh Kryeministri”, tha Idrizi për Top Channel.

Ai përmendi gjithë rastet e korrupsionit në vend dhe faktin se nuk kemi dy gjykatat kryesore.

Ndërsa lidhur me protestat ai tha se “zemërimi është shumë i madh sepse kjo krizë nuk ka ardhur nga hiçi. Shqipëria sot është në krizë institucionale, pas 30 vjetësh kemi një sistem autokratik. Nëse dikush më 30 qershor mendon se do shkojë në zgjedhje vetem, mund të them se jemi vetmi vend demokratik që bën zgjedhje autokratike. Demokracia është në rrezik nga autokracia, korrupsioni dhe vafëria”.

“Shqipëria s’ka bërë asnjëherë zgjedhje të parakoshme, ndërsa në Austri, Kancelari i kishte numrat por shkoi në zgjedhje pas një skandali. Ndërsa kryeministri ynë thotë i kam numrat. Për të vendosur demokracinë në vend, duhen zgjedhjet e parakohshme”, u shpreh ai.

Ndërsa i pyetur për deklaratën e Bashës se tashmë po mbarojnë fjalët dhe do flasë sovrani, Idrizi u shpreh se “opozita duhet të mobilizojë dhe të udhëheqë të gjithë atë revoltë njerëzish, që fillon nga prekja e shtëpisë, rrogat, pensionet, dritat, ujin dhe të jetë një shpresë për shqiptarët. Këtu e ka zoti Basha, atë që thotë, se ‘tani është radha e sovranit’. Në fakt sovrani ka qenë në protestë, të cilat kanë qenë paqësore, por vetëm Sandri i gazit sheh njerëz të lënduar në protesta, dhe që mbyt me gaz qytetarët e këtij vendi”, argumenton Shpëtim Idrizi

Zjarr Tv Ad