Idrizi: Ministria e Diasporës është detyrim

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me Shoqatën “Atlantiku”, dhe ish-anëtarë të Batalionit “Atlantiku”, të cilët iu bashkua UÇK-së, në luftën për çlirimin e Kosovës. Të pranishëm në takim ishin Gani Shehu, Kryetar i Shoqatës “Atlantiku” dhe ish komandant i Batalionit , Mark Gjonaj, anëtari i Asamblesë Shtetërore në New York dhe Marko Kepi, kryetari i shoqatës “Albanian Roots”.

Nw fjalwn e tij, Idrizi falenderoi shoqatat patriotike në Amerikë, që këtë vit Parada e Shqiptarëve në New York, do t’i kushtohet Çamërisë. Kryetari i PDIU-së theksoi se duhet një ministri me kompetenca të plota për Diasporën, pasaporta shqiptare për këdo që ka rrënjët nga Shqipëria dhe vende të përcaktuara në Parlament për Diasporën.

“Nuk ka shqiptarë që nuk e kujton se si 20 vjet më parë, burra shqiptaro-amerikanë, të cilët po linin Amerikën dhe u nisën për të luftuar me “kasapin” e Ballkanit, Millosheviçin. U jam shumë mirënjohës të gjithë shoqatave patriotike në Amerikës, që këtë vit kanë vendosur që Paradën Shqiptare në New York, t’ja përkushtojnë Çamërisë. Jam i bindur që ju që e keni larg atdheun, jeni më shumë patriotë dhe e kuptoni që Çamëria plotëson hartën identitare të kombit shqiptar.

Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan për Shqipërinë politike që ne kemi sot. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, është një çështje e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ne kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm ndaj Diasporës së Vjetër dhe Diasporës së Re. Kemi qenë e para parti politike, të cilët kërkuam që Shqipëria të kishte një ministri për Diasporën. Fatmirësisht e kemi sot, por jo në dimesionin që duhet. Janë 1.6 milionë shqiptarë që janë larguar pas viti 1990-të, që tregon se duhet që diasporës ti jepet më shumë rëndësi. Ministria e Diasporës, jo thjesht një ministri shteti, por është një detyrim shumë i madh i shtetit shqiptar, për Diasporën e Vjetër dhe Diasporën e Re. Ne do punojmë fort që ministria e diasporës, të ketë përmasat dhe rëndësinë që duhet.

Çdo shqiptar me orgjinë shqiptare, duhet të pajiset me pasaportën shqiptare. Kushdo që vjen nga rrënjët shqiptare, duhet të marrë pasaportën shqiptare.

Ne kemi propozuar që për Diasporën, Shqipëria të jetë një zonë e lirë ekonomike, ku biznesmenët e Diasporës të kenë mundësi të investojnë. Ne duhet ti japim mundësi çdo shqiptari, që kërkon të investojë në Shqipëri, ti krijohen të gjitha kushtet që ata të vijnë në vendin e tyre.

Besoj i keni dëgjuar diskutimet që po bëhen për votimin e emigrantëve. Është e pamundur që të kemi zgjedhje normale në Shqipëri, jo më në emigracion. Prandaj PDIU ka propozuar që fillimisht ne ti kthehemi modelit të vendeve të përcaktuara nga Diaspora në Parlamentin e Shqipërisë. Pra, Diaspora duhet të ketë në Parlament, vende të përcaktuara. Nuk është një model i ri, por mjaftojmë të kujtojmë periudhën e Mbretit Zog, ku 1 deputet vinte nga Vatra në Amerikë dhe 1 deputet tjetër vinte nga Arbëreshët e Italisë”, – tha Shpëtim Idrizi.

Kryetar i Shoqatës “Atlantiku” dhe ish-komandant i Batalionit “Atlantiku” Gani Shehu tha se: Bataljoni fillimisht dhe më pas Shoqata “Atlantiku” kanë në pjesë të tyre shqiptarë anembanë botës. Hera e parë që shqiptarët e Amerikës dolën jashtë SHBA-së, ka qenë në luftën e Kosovës. Duam ta rikujtojmë kohën që luftuam 20 vite më parë, sepse duam të përcjellim një mesazh për të ardhmen. Shohim ndryshime të mëdha në dy shtetet shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë. Përpiqemi të organizohemi sa më shumë si komunitet në SHBA, prandaj këtë vit Parada Shqiptare në New York, i kushtohet Çamërisë.

Në takimin me shoqatat patriotike të SHBA-së, ishte i pranishëm Dritan Sejko kryetar i Shoqatës “Çamëria” dhe Mesila Doda, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së.

Kryetari i Shoqatës “Çamëria” Dritan Sejko, i ka dhënë pllakatën e mirënjohjes të Shoqatës Çamëria, Bataliont “Atlantiku”.

 

Zjarr Tv Ad