Idrizi: Rama si Ramiz Alia, në zgjedhje me Bashkimet Profesionale

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Kryeministri Edi Rama nuk mund të tentojë të përsërisë Ramiz Alinë e vitit 1991 që u fut në zgjedhje në 1991 me Partinë e Punës dhe me Bashkimet Profesionale”- kështu u shpreh kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në një prononcim për mediat, pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me PD. Idrizi apeloi partitë opozitare të mos bëhen pjesë e kësaj farse elektorale.

“Opozita dhe mazhoranca duhet të jenë pjesë aktive e sistemit, opozita është garante e pluralizmit. Por në kushtet e kapjes së shtetit, të ekonomisë, kapjes së gjyqësorit, në kohën që ne po kërkojmë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, në po shohim që kjo mazhorancë kërkon që jo vetëm te emërojë opozitën, por edhe Parlamentin e ka kthyer si teatër kukullash, dhe kryeministri duket si drejtor i teatrit të kukullave.

Kjo është demokracia, sepse nuk mund të tentojë të përsërisë Ramiz Alinë e vitit 1991 që u fut në zgjedhje në 1991 me Partinë e Punës dhe me Bashkimet Profesionale. Si forca politike opozitare mos vrapojmë të regjistrohemi për tu bërë pjesë e farsës elektorale por të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike”.- u shpreh Idrizi.

Zjarr Tv Ad