Ikja e popullsisë po ul dhe konsumin e sapunëve e preparatëve larës, bien importet

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Emigracioni ka filluar e po ndikon në çdo aspekt të jetës, teksa të gjithë sektorët po ndiejnë rënien e konsumit.

Ritmi i atyre që ikin është aq i lartë, sa ka filluar të ndihet dhe në përdorimin e sapunit dhe të preparatëve larës.

Për 11 mujorin 2022 importet e mallrave të grupi “sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë” u ulën 7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës sipas të dhënave me të fundit të INSTAT.

Shumë pluhur larës të markave të ndryshme prodhohen në vend, ndërsa nga jashtë importohet lënda e parë. Ndërsa sapunët larës vijnë nga importi. Prodhuesit vendas e lisdhin rënien e importeve për këtë grup mallrash me tkurrjen e konsumit. Largimi masiv i popullatës në emigracion sipas tyre mbetet arsyeja kryesore e uljes së konsumit.

“Në këtë periudhë kërkesa për detergjente dhe pluhura larës është 20% më pak krahasuar me vjet. Pavarësisht se çmimet e produkteve janë rritur 10 deri 20% më shumë efekti te kërkesa nuk është dhënë prej tyre, pasi në treg ka produkte me larmi çmimesh nga ato më të shtrenjtat deri më të lirat. Pra rritja e çmimeve nuk ka ndikuar te përdorimi apo mospërdorimi i tyre.

Mendoj se arsyeja kryesore e rënies së kërkesës është largimi masiv i popullatës” pohoi për “Monitor” një nga prodhuesit vendas të detergjenteve. Kompania në këtë periudhë për shkak të rënies së kërkesës ka ulur importet e lëndëve të para prodhuese të detergjenteve.

Prodhuesit pohojnë se veçanërisht vetëm kërkesa për sapun ndikohet nga tendenca e produktit të lëngshëm dhe atë të ngurtë.

Largimet e popullatës tashmë janë kthyer në shqetësim për shumë sipërmarrës të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, duke ndikuar negativisht te fuqia blerëse.

Sipas rishikimit vjetor të numrit të popullsisë nga INSTAT është evidentuar se nga viti 2011-2022 janë larguar në emigracion 7,5% e popullsisë së vendit ose 213,748 persona.

I vetmi qytet që shënon rritje demografike, është Tirana. Ka disa qytete të tjera që kanë mbajtur një nivel stabël të popullatës, siç është Durrësi dhe pastaj janë ato qytetet që kanë pasur shpopullim masiv, siç është qyteti i Kukësit.

Kompanitë vendase pohojnë se shpopullimi ka ardhur si rrjedhojë e thellimit të krizës në vend dhe lehtësimit të procedurave të punësimit e kontrolleve në Gjermani, Itali dhe Francë.

“Dy vende, si Gjermania dhe Italia kanë lehtësuar aq shumë punësimin sa edhe punëtorë të pakualifikuar pa njohuri gjuhësore e kontakte mund ta gjejnë shumë lehtësisht një punë në këto dy vende. Disa nisen me vize turistike e ndërkohë që janë andej u jepet mundësia e punësim, gjë që nuk ka qene lejuar më parë”, nënvizon një prodhues./MONITOR

Zjarr Tv Ad