“Ikja jo aq e padjallëzuar e Bashës”, Patozi: Është herët për t’u gëzuar!

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetari i Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në “Facebook”, Patozi thekson se është  shumë herët që këtë horëheqje ta shohim si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Sipas tij ika e Bashës ka shtuar dhe më shumë pikëpyetjet, pasi ka lënnë pas “një fushë të minuar”.

“ËSHTË HERËT PËR T’U GËZUAR NGA IKJA E BASHËS

Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet.

Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar.

Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad