IKMT gjobiti Salillarin me 650 milion lekë, dalin nga greva banorët e Lumasit

0
1306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e fshatit Lumas në Berat kanë dalë nga greva e urisë pas vendimit të IKMT për gjobitjen e firmës “Salillari” që po kryente punime për ujësjellësin pa lejet përkatëse.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vendosi gjobitjen e Salillarit me 650 milion lekë dhe prishjen e punimeve që ishin bërë për ndërtimin e ujësjellësit në burimin e Sinecit.

IKMT zhvilloi inspektim në zonë dhe zbuloi se uji ishte marrë pa një leje administrative.

Pesë banorë të fshatit qëndruan në grevë urie për 10 ditë.

Kujtojmë se ditën e sotme, mbi 100 banorë të fshatit e kallëzuan në SPAK administratorin e firmës, Pëllumb Salillari si dhe kryebashkiaken e Dimalit, për shpërdorim detyre dhe vepra kriminale, duke denoncuar dëmin e madh ambiental që i është shkaktuar zonës nga punimet.

Zjarr Tv Ad