Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka reaguar për arrestimin e Lutfi Myftarit, drejtor i IKMT.
Pas arrestimit të Myftarit ka reaguar edhe kryeinspektori i IKMT, Ajet Zyberaj, i cili ka shkarkuar drejtorin e IKMT në qarkun Dibër.
Zyberaj u shpreh se askush në IKMT nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të gjejë mbrojtje tjetër përveç ligjit. Ndër të tjera ai u ka bërë thirrje gjithë punonjësve të IKMT të zbatojnë procedurat, ligjet dhe të mos bëjnë pis staturën e punonjësit të shtetit.
Lutfi Miftari u arrest në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, pasi akuzohet se ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi Elio Elezi, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.