IKMT shemb oxhakun në Fushë Arrëz

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  shembi sot me shpërthim të kontrolluar, oxhakun 40 metër të lartë në Fushë-Arrëz. Lajmi është njoftuar përmes një postimi në facebook, nga vetë drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici, e cila ka publikuar edhe videon e shembjes së godinës me shpërthim të kontrolluar. “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me sukses objektin 40 metër të lartë (oxhak) në Fushë-Arrëz. Shpërthimi i kontrolluar u krye në orën e planifikuar, 12.00. IKMT përdori 7 kilogramë eksploziv të vendosur në rreth 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Nga rrëzimi i objektit nuk pati asnjë dëm.”- shkruan Bici, bashkëngjitur videos.

Zjarr Tv Ad