Ditën e sotme, IKMT ka bërë të mundur shembjen e 3 banesave të tjera në zonën e “5 maj”-it në Tiranë pavarësisht qëndresës së madhe të bërë nga banorët. Kujtojmë që gjatë gjithë paradtes së sotme, Fax News transmetoi vazhdimisht pamje nga rezistenca që po bënin banorët të cilët refuzonin të linin shtëpitë e tyre sepse aktualisht ishin në process gjyqësor dhe disa prej tyre i kishin të legalizuara banesat.
Pas shembjes së disa prej banesave, banorët kanë thënë se tashmë nuk kanë as ku të kalojnë natën ndërkohë që prisnin fëmijët të vinin nga shkolla. Ata shprehen se nuk nxorrën asgjë nga banesat me mendimin se do të përpiqeshin të rezistonin dhe të fitonin betejën e tyre.
Banori: Po ka pasur por nuk kemi qenë dakord, presim fëmijët tani të vijnë nga shkollat. As serbi nuk e bënte këtë punë, edhe në fshatin ku kam qenë unë kanë ardhur serbët po nuk i vrisnin fëmijët as nuk shembnin shtëpitë. Këta janë sjellë si të jenë maskarenj jo shqiptarë.
Nuk nxorrëm dot nga shtëpia as pirunë as mobilje dhe asgjë. Nuk di gjë ku do kalojmë natën, e dinë Edi Rama me Erion Veliajn. Serbi të vriste po shtëpinë nuk ta digjte.
Një tjetër banore: Nuk bëmë rezistencë sepse ne kemi vetëm forcën e krahut, asgjë tjetër. Burrin tim e kanë marrë që në mëngjes, më pas kanë marrë djalin.