Ikona e bukurisë femërore në vitet ’70, feston 70-vjetorin

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edwige Fenech, ikona e bukurisë femërore kryesisht e viteve 70’ dhe 80’, me 24 Dhjetor festoi 70-vjetorin e saj të lindjes.

Edhe pse ka ndërtuar një karrierë solide që e ka çuar të bëhet një drejtuese e rafinuar në televizion dhe një producente e guximshme kinemaje dhe serialesh televizive, ajo e di mjaft mirë që bukuria e saj ka mbetur aspekti më i ngulitur te publiku kinofil.

Karriera e Edwige Fenech ka nisur në fund të viteve 60, por fama e saj është rritur në fillim të viteve 70’, duke performuar role femrash provokuese në më shumë se 60 filma në zhanrin e komedisë së ndërthurur me nuanca erotike.

“Natyrisht nuk do të ribëja gjithçka që kam bërë në atë kohë. Por sot është e lehtë ta thuash këtë. Në atë kohë kisha nevojë për punë, pasi kisha edhe një djalë të vogël për të rritur. Për shumë filma jam e lumtur që janë xhiruar, edhe pse kam patur shumë debate për titujt e tyre”, u shpreh Fenech.

Në vitet 80’ Fenech e spostoi karrierën e saj në televizion dhe u bë një drejtuese e rafinuar, duke përballuar edhe spektakle të kalibrit të “San Remos” në vitin 1991. Më pas, në vitet 90’ zgjodhi të merrej pothuajse ekskluzivisht me produksion kinematografik dhe televiziv, me kompaninë e saj “Imazh dhe Kinema”.

Në 2007-ën kthehet sërish përballë kamerës së kinemasë në filmin Hostel II, të drejtuar nga Quentin Tarantino. Pyetjes se çfarë është lumturia sot për Fenech, aktorja i është përgjigjur: “Sot lumturia për mua është të kesh qetësi dhe mbarësi në familje”.

Zjarr Tv Ad