Iku nga dritarja e gjyshes dhe s’u kthye më, mbulohet me mister zhdukja e 12 vjeçares nga Durrësi

0
178

Vijon të mbetet mister zhdukja prej një jave e vajzës së mitur nga banesa e gjyshes afër Pallatit të Kulturës.

Vajza 12 vjeçare rezulton e zhdukur prej 17 majit dhe policia ka shpërndarë foton e saj në të gjitha pikat për tëbërë të mundur gjetjen e saj.

Vajza është larguar nga dritarja e banesës. Kjo është hera e dytë që vajza largohet nga banesa për herë të dytë dhe gjithçka është e mbuluar me mister.

Policia ka nisur kërkimet dhe po punon për ta gjetur të miturën dhe për ta kthyer në shtëpi, informon gazetari i Ora News, Mark Brunga.