Në 25 vite na ka ndodhur që të zgjohemi të paktën 1 herë me figurën e Bashkim Hoxhës. Për 10 vite ai punoi në Tv Teuta (televizionin lokal të Durrësit), ndërsa në 15 vitet në vijim titujt kryesor të gazetave i kemi mësuar prej tij në ekranin e News 24.
Mirëpo sot u zgjuam duke e parë në “ABCnews”. Njësoj si edhe formatet e tjera ai e nisi programin me leximin e titujve të gazetave dhe më pas bashkëbisedim me qytetarët që telefonuan në emision.
“Sot është 21 mars, është një ditë krejtësisht e veçantë për komunikimet tona. Në 21 mars 1997, 26 vjet përpara filloi emisionin “Koha për tu zgjuar”, u hap për herë të parë një telefon për të folur lirshëm, për të sjellë mesazhe paqe, për të sjellë mesazhe të rëndësishme.
Për 26 vjet, ne kemi qene çdo mëgjes së bashku, në fillim në Teuta TV, më pas në Neës 24, duke filluar që sot do të jemi në ABC Neës.
Në ABC do të jetë i njëjti emision, do të flisni lirshëm si gjithmonë, do të bëjmë biseda të sinqerta me njëri-tjetrin, ndryshon vetëm numri i telefonin”, u shpreh ai
Kujtojmë që më herët Hoxha në një intervistë kishtee paralajmëruar largimin nga News24. Arsyet e largimit te tij mbeten ende te paqarta dhe cete gazetari nuk ka dashur te flase per to.