Ilir Alimehmeti tregon se është djali i profesoreshë Jera Krujës: Vij nga një familje doktorësh dhe di të kujdesem për njerëzit

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Alimehmeti zbuloi sot publikisht se ai është djalë që vjen nga një familje doktorësh që ka kontribuar gjithmonë për Partinë Demokratike në disa fushata.

“Unë di të flas vetëm për punën, sepse vij nga dy prindër punëtorë e doktorë: mjeken Jera Kruja dhe doktor Alimehmeti”, tha Ilir Alimehmeti para strukturave të njësisë 1 dhe 2 të Partisë Demokratike që po dëgjojnë në këtë mëngjes, 7 kandidatët e Partisë Demokratike për primaret e Tiranës.

Profesoreshë Jera Kruja është sot mjeke drejtuese në shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por deri tani lidhja e Ilir Alimehmetit me të nuk është bërë publike edhe për shkak të mbiemrave të ndryshëm. Derisa doktori Alimehmeti që kandidon për primaret e tregoi publikisht prejardhjen e tij dhe pse ka hyrë në këtë garë.

Kandidatët që garojnë për Bashkinë e Tiranë, në primaret e Partisë Demokratike, kanë prezantuar sot bashkë kandidaturat dhe platformat për të marrë besimin e demokratëve për kryeqytetin. Me banorët dhe anëtarësinë e Degëve 1 dhe 2 të Tiranës, PD ka organizuar prezantim të përbashkët për të gjithë kandidatët e primareve.

Secili prej tyre ka kërkuar votë për të qenë përballë socialistit Erion Veliaj, megjithëse janë zotuar se cilido qoftë fituesi i primareve, të gjashtë të tjerët do të punojnë për kandidatin e preferuar të anëtarësisë.

Zjarr Tv Ad