Ilir Beqja: Me Ramën kryeministër shqiptarët blenë makina dhe mobiluan shtëpitë

0
1010
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama, Ilir Beqja, ka analizuar ekonominë shqiptare, duke thënë se shqiptarët nga viti 2013 e deri më sot kanë bërë një kapërcim të madh ekonomik. Në një shkrim në rrjetet sociale, Beqja shkruan se me Ramën kryeministër, është rritur kreditimi, shpenzimet për hotele e bare dhe restorante, shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për mobilimin e shtëpive dhe një sërë komponentë të tjerë. Një tjetër pikë që bie padyshim në sy është fakti se sipas Beqjes, qeveria Rama ka shtuar edhe makinat në qarkullim, ku sipas tij rreth 52% më shumë makina janë në qarkullim. Burimi i të dhënave të publikuara nga ministri nuk është bërë publik kështu që kushdo ka të drejtën t’i marrë me hezitim.

“Prej 2014 ka një ritëm të mirë të rritjes vjetore ekonomike. Në në 2013 rritja vjetore është 1 %, në 2018 rritja vjetore arrin 4,1 %. Ritmi i rritjes ngadalësohet në 2019 prej tërmetit, ndërsa në 2020 ekonomia është tkurrur prej efekteve të pandemisë. Në vitin 2021 parashikohet një rritje 5,5 %, ndërsa në vlerë PBB kthehet në nivelin e 2019. Por, thelbësore është se si ka ndikuar rritja ekonomike në jetesën e shqiptarëve.”-ka shkruar nder te tjera ai.

Zjarr Tv Ad