I ftuar në një intervistë televizive, analisti Ilir Demaliaj foli lidhur me nismën e qeverisë Rama për amnistinë fiskale në Shqipëri.
Demaliaj tha se kjo nismë nuk i duket fare me interes, madje sipas tij që të investohet me miliona dollar nga emigracioni është thjesht një pastrim i parasë.
Ai tha se përmes amnistisë fiskale qeveria e rilindjes po krijon një hapësirë tjetër kriminale për pastrimin e parasë.
Ilir Demaliaj: Nuk më duket fare me interes. E ka dënuar BE dhe sigurisht që do ta dënojë. Që të investohet me miliona dollar nga emigracioni është thjesht një pastrim i parasë. Për të pastruar dhe zyrtarët e lartë paratë që kanë marrë në lidhje me krimin. Qeveria e rilindjes po krijon një hapësirë tjetër kriminale për pastrimin e parasë. Shqipëria jeton në një trafik të drogërave, të korrupsionit të pastrimit të parave.
“Të gjithë jetojnë në këtë trafik kriminal dhe pastrim paraje, gjithkush ha nga pak. Kështu nuk ndërtohet as shteti i së drejtës, as demokracia liberale”, u shpreh Demaliaj.