Në vijim politologu Ilir Kalemaj tha se SPAK është organ i centralizuar e lartë shtetëror, ndërsa Prokurorin e Përgjithshëm e krahasoi me kancelar.
Kalemaj shtoi se bie dakord që SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë vështirë të kapen, duke folur për organe kolegjiale dhe në këtë drejtim nënvizoi se nuk është e centralizuar prokuroria e përgjithshme.
Sipas tij, është e vështirë të kontrollohet nga qeveria SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe se Rama në rastin më të mirë lan duart. Kalemaj shtoi se nëse SPAK ndërmerr nisma të tjera ndaj anëtarëve të ekzekutivit, Rama thotë se është me shtysë politikë, dhe në këtë drejtim i paraprin. I pyetur nëse e shkeli vijën e kuqe politikisht Edi Rama me deklaratën e tij, ai foli për lojëtar të
“Rama është një lojtar i rafinuar politik, tregon se është më tepër tym për të fshehur aksionin e tij politik. Nëse do kryqëzonte zotin Berisha apo zotin Meta, ai kishte kohë të mjaftueshme 9 vjet, nuk do e bënte Metën President. Do e bënte këtë gjë në mënyrë tinëzare dhe do i vinte para faktit të kryer. Në ka një gjë që shkëlqen zoti Rama, është ajo e kapjessgafil të kundërshtarit politik dhe pjesa e medias.
Është jashtë profilit të Ramës të detyronte SPAK të vepronte ndaj kundërshtarit politik.
Opozita është e përçarë në 3-4 pjesë nuk e kërcënon Rama. Është një pjesë me Alibeaj dhe Bashën, ndoshta pjesa më e madhe me Berishën dhe një pjesë si ato pulat pa kokë në qymez, që nuk kanë një mendim politik dhe profil politik. Nuk ka asnjë dyshim që në një republikë ekzekutive si e jona, ai që e kontrollon sistemin e drejtësisë, është ai që është në pushtet. Ashtu ndodh dhe në vende të tjera, jo më ne që jemi sistem hibrid. Nuk mendoj se zoti Rama i frigohet SPAK. I frigohet si kosto politike, nëse zinxhiri i drejtësisë do të shkojë më lart.
Rama nuk ka në burg të tijët. Njëri ministër dhe një funksionar i lartë të ardhur nga LSI. Ai mund të justifikohet se edhe nëse ka mollë të kalbura, erdhën nga ish-aleati ynë super i korruptuar. Ne u ndamë nga pjesa e kalbësirës”, tha analisti.