Ilir Meta: Banda e Tatimeve mban peng dhjetra mijëra biznese e hallexhinj në gjithë vendin. Me firmën e njerëzve të vdekur merren miliona euro

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ilir Meta, në konferencën e parë për mediat nga Partia e Lirisë, vuri theksin se problemi i qytetarëve shqiptarë sot është se ata “kanë në kokë patronazhistët dhe vidhen çdo ditë” nga qeveria.

“Problemi i tyre është që me firmën e njerëzve që kanë kaluar në atë botë para 5 vitesh merren dhe tani miliona euro apo rrinë në azile.

Ndërkohë që për një kamarier, që ka bërë një investim për 2 muaj se aq mundësi ka për të nxjerrë ndonjë lekë aty në plazh shkon banda e tatimeve e i mban peng dhjetra mijëra biznese hallexhinj në gjithë vendin që nuk i mbështeti aspak qeveria gjatë pandemisë apo dhe tani gjatë krizës së çmimeve.

Problemi i tyre është që dyfishohet numri makinave përgjysmohet sasia e karburantit që hyn në Shqipëri përvec cmimeve që janë këtu më të larta se sa ku bëhet lufta atje në Ukrainë.

Problem shumë i madh është që shumë të rinj që janë marrë me politikë kanë frikë nga vota e lirë, ky është një problem shumë i madh, të rinjtë duhet të guxojë e të punojnë edhe në PD të punojnë më shumë se Berisha e t’ja marrin partinë, të punojnë jo të bëjnë pazare me Edi Ramën.

Ta denoncojë më shumë se qytetari digjital korrupsioin mafien, që të kenë më shumë besim të rinjtë e të rrinë këtu jo të rrinë këtu si patronazhistë. Njerëzit të votojnë me bindje e të bëhen pjesë e ndryshimit”

Zjarr Tv Ad