Ilir Meta ndan foton me ish-Presidenten e Kosovës dhe Lorik Canën: Ditë mirënjohje edhe për ata sportistë që e kanë nderuar flamurin tonë kombëtar

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë një foto me ish-Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ish kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

“Kënaqësi e veçantë që së bashku me ish Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga të shkëmbenim urimet për Festën e Flamurit me ish kapitenin legjendar të kuqezinjve, Lorik Canën. Sot është një ditë mirënjohje edhe për të gjithë ata sportistë të talentuar që e kanë ngritur dhe nderuar Flamurin tonë Kombëtar në arenën ndërkombëtare me shumë dinjitet dhe sukses”, shkruan Ilir Meta në Facebook, ndërsa te tre kane konsumuar një kafe.

Zjarr Tv Ad