Ilir Meta: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PL, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” nga burgu. Ai i është përgjigjur disa pyetjeve me shkrim të dërguara nga gazetari Blendi Fevziu.

Këtë të fundit e ka befasuar përgjigja e pyetjes se çfarë ka mësuar në gjithë këto muaj izolim. Meta është përgjigjur se në korridoret e burgjeve ka takuar njerëz me më shumë vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës.

Blendi Fevziu: Çfarë të kanë mësuar këto muaj izolim?

Ilir Meta: Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në “korridoret” e politikës. Po kështu kam kuptuar dhe ndjerë atë që thoshte Musine Kokalari se lirinë duhet ta kërkojmë brenda vetes. Dhe unë fatmirësisht ndihem i lirë. Një mëngjes kur hyra te salla e pingpongut lexova në tabelë që ishte shkruar: I lir means Freedom. Falenderova edhe një herë nënën time që zgjodhi këtë emër për mua.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad