Ilir Meta: Nëse Partia Socialiste del fituese pa prekur votën, unë jap dorëheqjen më 26 prill…

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Presidenti Meta, ka folur lidhur me ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit, ku ka deklaruar se nëse PS konfirmohet fituese pa prekur votën, ai do të japë dorëheqjen më 26 prill.

Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad