Ilir Meta pro Listave të hapura/Ja çfarë duhet të bëjë Kuvendi

0
12

Presidenti Ilir Meta bën thirrje për hapjen e listave 100%.

“Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët.
Hapini 100 për qind!


Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme.

Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e “integrimit” shkruan Meta në facebook

Ndërsa zgjedhjet parlamentare janë vetëm pak muaj larg, Presidenti Ilir Meta thotë se do të ketë vigjilencë të plotë ndaj procesit deri më 25 prill kur qytetarët do tu drejtohen kutive të votimit.

Meta paralajmëroi se kush tenton të fabrikojë një shumicë si në rastin e Shijakut dhe Dibrës, vrima e vrimës së miut do ti duhet e vogël.