Ilir Meta shpërndan fjalimin e Ronald Regan: Koha për udhëheqjen dhe qeverisjen e popullit! Asnjë qeveri e korruptuar nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë fjalimin e ish-presidentit amerikan Ronald Regan që tregon sipas tij edhe rrugëzgjidhjen për situatën në të cilën ndodhet sot vendi jonë.

Meta shkruan se është koha për udhëheqjen dhe qeverisjen e popullit ndërsa shton se kjo do të ndodhë vetëm përmes referendumit.

“We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë.

Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.

Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies”, shkruan Met

Zjarr Tv Ad