Ilirjan Celibashi heq emrin e Bashkim Finos nga lista…

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ka hequr emrin e Bashkim Finos, nga lista e kandidatëve për deputetë të PS-së, në Qarkun e Fierit.

Vendi i katërt në listën e Fierit, do të mbetet bosh, për shkak se Kodi i ri Zgjedhor nuk lejon ndryshimin e listave, pas miratimit të tyre nga KQZ.

Lista nuk do të ketë asnjë ndryshim, përveç faktit që votuesit e Fierit, nuk do të mund të zgjedhin dot numrin 4, që socialistët ia kishin besuar Finos, i cili ndërroi jetë.

Fono u përcoll për në banesën e fundit ditën e hënë, pas homazheve që u mbajtën në nderim të tij, në Pallatin e Kongreseve.

Bashkim Fino, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Fieri ka 16 mandate, PS ka kandiduar:

  1. Erion Braçe
  2. Petro Koçi
  3. Lindita Buxheli
  4. ………….
  5. Baftiar Zeqo
  6. Antoneta Dhima
  7. Bujar Çela
  8. Ismet Beqiraj
  9. Tatjana Pirro
  10. Gramoz Ruçi
  11. Robert Bitri
  12. Mirza Petushi
  13. Arber Arapi
  14. Sokol Krasniqi
  15. Esiola Hoxha
  16. Erges Krakolli
  17. Adela Hysenaj
  18. Nimet Musai

 

Zjarr Tv Ad