Imami ‘komando’ i megabritjes në Rinas, i arrestuar për terrorizëm

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy javë nga grabitja spektakolare në Aeroportin e Rinasit, vihet në pranga një prej autorëve që hyri në pistë Oltion Veseli dhe tre bashkëpunëtorë të grupit të strukturuar kriminal Alkond Bengasi, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Oltion Veseli, i vënë në pranga një ditë më parë, si bashkëpunëtor i supergrabitjes në Rinas, është personi i veshur komando që gjendet në pistën e aeroportit pranë avionit të linjës Tiranë Vienë në momentin e grabitjes më 9 prill. Veseli është personi i veshur si komando dhe që kërcënon me kallashnikov, ndërsa pranë tij është Admir Muratajt gjithashtu i maskuar.

Sipas të dhënave, Veseli në vitet 2000 ka qene ne Jemen me studime, me pas ka shkuar ne Afganistan dhe më pas eshte arrestuar nga amerikanët për terrorizëm. Ai u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve në Afganistan. Veseli u riatdhesua në 25 qershor të 2006. 38-vejcari Veseli ishte vetëshapllur imam i xhamisë në Krujë.

I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. I arrestuari tjetër Alkond Bengasi, është kushëri me Klement Calën, ndërsa dy të tjerët  Saimir Çela, Renaldo Sula njihen si njerëzit e tij të besuar.

Klement Çala, që njihet si personazh tejet i rrezikshëm jeton në arrati qëprej 2013, krahas krimeve të kryera më herët, në Shqipëri e Greqi, është i dyshuar tashmë edhe për grabitjen e 9 prillit dhe mendohet të ketë patur rol kryesor.  Çala njihej për lidhjen e fortë me Admir Muratajn, që mbeti i vrarë pas grabitjes së dhunshme në aeroportin pasi janë arratisur sëbashku nga burgu i Trikallasë në Greqi.

Klement Cala, nuk është i vetmi nga familja në telashe të mëdha. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Eldi Cala. Listës së të kërkuarve i shtohen edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen publik.

 

Zjarr Tv Ad