Impotenca e Europës dhe hamshorët e Ballkanit

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Agim Nesho

Dalja e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor me aleancën e tyre të re të Ballkanit të Hapur po tregon qartë që kjo iniciativë nuk është thjesht ekonomike, dhe aq më pak një lëvizje komplementare e Procesit të Berlinit për të afruar vendet e rajonit me BE-në. Ajo po merr nga dita në ditë trajtat e një grupimi politik me axhendë të qartë që Vuçiç e di mirë, ndërsa Rama e Kovaçevski kënaqen me presionin që po i bëjnë Europës së Bashkuar.

Për më tepër që Rama ka marrë rolin e një ideologu të Ballkanit të Hapur në përplasjen me vendet europiane, gjë që Aleksandër Vucic po i ruhet shumë.

Nga sulmi i ‘europianistëve’ autoritaristë anti-europianëi vetmi që fiton është Presidenti i Serbisë, i cili kërkon të zbusë dhe ridimensionojë presionin e Perëndimit për qëndrimin pro-rus të tyre, qëndrim që Serbia nuk e ndryshon, jo nga influenca e madhe ruse por nga filozofia e njëjtë e ushtrimit të pushtetit. Rusia e Putinit për Serbinë është garancia dhe frymëzuesi për axhendën nacionaliste të Beogradit dhe mbrojtjen e hapësirave ‘serbe’ në Ballkan.

Por Vuçiç, i cili ka frikë të dalë hapur kundër Europës, ‘lan duart’ me retorikën pasionante të Ramës, i cili fiton ‘mirënjohjen’ si lider global nga serbët dhe vëmendjen ndërkombëtare. Rama harron që nuk përfaqëson vetveten por interesat e Shqipërisë, që tashmë në sytë e tij janë të barazuara me interesat e liderit të ‘pagabueshëm’, që di se ku ta çojë anijen por në fakt konsolidon pushtetin e tij personal.

Sot në Bruksel Rama dhe Vuçiç shpallën iniciativën e Ballkanit të Hapur si alternativë politike për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Asnjë iluzion. Të dy luajtën rolet e përcaktuara: Rama agresiv dhe mëshirues për BE-në që nuk di se çfarë bën dhe Vuçiç mirënjohës për BE-në për perspektivën, por që nuk po ju linin hapësirë tjetër veprimi.

Rama agresiv ndaj Bullgarisë dhe impotencës së BE-së, ndërsa Vuçiç mirënjohës ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që kanë mbrojtur si duhet interesat kombëtare dhe i vinte keq që Kosovës nuk ju liberalizuan vizat. I gjithë diskursi i tyre kërkonte legjitimimin e Ballkanit të Hapur.

Ata u shprehën entuziastë për iniciativën e Presidentit Makron për komunitetin e vendeve europiane, përpara se liderët europianë të vendosin për të. Kjo iniciativë që është e hapur për të gjithë, nga Britania e deri tek Turqia, nuk i ndalon ata të mbajnë në këmbë Ballkanin e Hapur si iniciativë politike që e largon gjithmonë e më shumë aspiratën e popullit Shqiptar të futet në BE.

Sot u pa që retorika boshe patriotike e zotit Rama për Kosovën ishte vetëm mbulesa për të bërë avokatinë e Serbisë nacionaliste, që nuk e njeh Kosovën nga padrejtësia që NATO dhe perëndimi sulmoi pa të drejtë një vend sovran dhe armatoset nga Kina dhe Rusia për tu mbrojtur nga vetvetja!?

Sot hamshorët e Ballkanit të Hapur dolën hapur kundër Europës impotente. Ata sot sfiduan perëndimin në kohën kur rendi ndërkombëtar dhe e ardhmja e tij po sfidohet nga revizionizmi i Rusisë.

Autokratët e Ballkanit dhe të përkëdhelurit e SHBA-së dhe BE-së i kërkuan llogari Perëndimit që nuk di të marrë vendimet e duhura, pa thënë se ata e kanë kthyer rajonin në një xhungël të drogës, lidhjes së politikës me krimin dhe kanë zhdukur shtetin e së drejtës.

Fara e qeverisjes putineske po përhapet në Europë duke u justifikuar me rolin e viktimës. Ka vetëm një mënyrë për ta ndaluar këtë:

Reagimi popullor.

Zjarr Tv Ad This is a sample article. ...