Impresione nga djepi i profetëve! Muri i Lotëve simbol i tre besimeve fetare

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Azgan Haklaj

Impresione nga djepi i profetëve!

Muri i Lotëve simbol i tre besimeve fetare.

Kujtesë:

Në muajn korrik të vitit 2002 në Izrael, në festivalin e dansit botëror Ansambli Dardania i Malësisë së Dardanisë apo Malësisë së Gjakovës përfaqësoj denjësisht Shqipërinë mes 40-të ansambleve botërore.

Sigurisht u shpallëm më të mirët.

Megjithëse populli i Malësisë së Gjakovës më kishte votëbesuar në mënyrë plebishitare si deputet i Parlamentit të Shqipërisë duke më çliruar nga prangat politike nga qelitë e llir Metajt (Metës), interpretova edhe vetë në skenën e festivalit ku ngadhënjyem me trofe.

Pas festivalit u vlerësuam nga Presidenti i Izraelit i cili është në krahun tim të majtë kurse në krahun e djathtë është ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bashkim Dino.

Presidenti Musha Kacaf na rezervoi një pritje të ngrohtë dhe shumë miqësore në zyrën e tij.

Kujtime të bukura kemi nga Tel Avivi Jeruzalemi, Betlehemi etj.

Shumë impresionante ishte vizita tek Muri i Lotëve, Xhamia El Aksa, varri i Krishtit.

Muri i Lotëve ose muri perëndimor është muri rrethues i Tempullit të Parë të Jeruzalemit.

Tempulli i Parë u ndërtua nga Solomoni në shekullin e X-të para Krishtit.

Ai është emrues i përbashkët i besimit tek Zoti.

Ai është vendi i shenjtë i tre besimeve fetare Judaizmit, Krishtërimit, Myslimanizmit.

Hebrejtë e shohin si simbol i premtimit te Zoti.

Tek të krishterët shihet si besëlidhje e vjetër me Zotim, ndërsa myslimanët e mbajnë Solomonin mbretin e parë të Izraelit si profetin e tyre.

Zjarr Tv Ad