IMT e gjobiti me 12 milionë lekë për ndërtim të paligjshëm, çfarë vendosi gjykata për banoren e “5 Majit”

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Laureta Nikolli, banore e zonës së “5 Majit” të cilët protestojnë prej muajsh kundër prishjes së banesave të tyre kundër projektit të Unazës së Madhe, u gjobit më herët nga IMT për ndërtim pa leje.

Ndërkohë sot në Gjykatën Administrative është shqyrtuar kjo çështje. Gjykata i ka dhënë të drejtë banores duke shfuqizuar gjobën prej miliona lekësh të vendosur nga IMT.

Lajmi është bërë i ditur nga avokatja Adriana Kalaja.

Postimi:

Në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Tiranë  sapo përfundoi gjykimi i çështjes:

PADITËSE:     Laurta Nikolli

TË PADITUR: Bashkia Tiranë  Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.

OBJEKTI:       Shfuqizimin tërësisht të Aktit Afninistrativ të “Për dënmin me gjobë” të paditëses Laureta Nikolli në masën 1,284,520 leke.

Në përfundim të gjykimit, gjykata vendosi;

– Pranimin e plotë të padisë duke shfuqizuar tërësisht Aktin Administrativ “Për dënimin me gjobë” të paditëses Laureta Nikolli në masën 1,284,520 lekë,

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

Me këtë rast, i shpreh falenderimet Lauretës për besimin që më dha dhe mirënjohjen time Gjyqtarit Gentjan Hamiti i cili u ngrit në lartësinë e detyrës.

Ato lekë, do t’i gēzojnë fëmijët e Loretës që barbarët në pushtet i shembën  dhe i grabitën banesën.

Loreta nuk ndalet.

As unë nuk ndalem.

Po kështu, i bëj thirrje të gjithë publikut se  padrejtësitë dhe shkeljet e ligjit  zgjidhen në Gjykatë.

Nëse nuk vë në lëvizje Gjykatën  nuk ta ka fajin kjo e fundit se zyrtarët vjedhin dhe abuzojnë me ligjin.

Pavarësisht ku ndidhet sot  Sistemi i Drejtësisë, një ditë ato dosje do zgjidhen. Shkoni pranë drejtësisë dhe ngrini zërin për të drejtat tuaja kushtetuese.

Zjarr Tv Ad