Imzot Frendo: Shqipëria po përjeton tension, dëgjoni apelin e Nënë Terezës

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në meshën me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Xhorxho-Frendo tërhoqi vëmendjen nga situata aktuale në Shqipëri dhe u bëri thirrje të dëgjojnë apelin  e Nënë Terezës.

Imzot Xhorxho-Frendo: “Po përjetojmë një periudhë tensioni në Shqipëri. të gjithë ata që kanë përgjegjesi për rendin të dëgjojnë apelin e Nënë Terezes. 

Të gjithë të angazhohemi për një Shqipëri më paqësore. Një mesazh tjetër që jep Nënë Tereza është që te jemi te ndjeshëm ndaj nevojave të shoqërisë. 

Njeriu bëhet pjese e një familje më te madhe. Nuk duhet të mbetemi indiferent para situatave dhe personave që kanë nevojë për ndihmë.

Sot në një shoqëri që po bëhet anonime që po përjetohet globalizimi i i indiferencës, Nënë Tereza na tregon që në fytyrën e cdo mjeriu të shohim imazhin e Zotit”

Zjarr Tv Ad