Imzot Gjergj Meta për takimin me Papa Benediktin e XVI

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në këto ditë po përjetojmë kalimin në amshim të Papa Benediktit të 16-të, Papa i Nderit, i cili do të ketë funeralin e tij në datën 5 në Vatikan. Qëllimi im është të jap edhe një dëshmi personale rreth Papa Benediktit.

Për mua si meshtar dhe Ipeshkv personi i Papa Benediktit ka pasur shumë rëndësi. E kam takuar për herë të parë dhe të vetme në vitin 2008 bashkë me të ndjerin Imzot Rrok Mirdita kur ky i fundit ishte në vizitë së bashku me Ipeshkvit e tjerë të Shqipërisë.

Nuk e harroj atë moment kur Papa u përqëndrua tërësisht tek unë në ato pak sekonda që shkëmbyem ato pak fjalë me njëri tjetrin. Thjeshtësia dhe përqëndrimi me të cilin ai qasej ishin të jashtëzakonshme. Me siguri, se si cdokush tjetër kam dëgjuar dhe kam lexuar fjalimet, predikimet, veprat e tij teologjike të cilat kanë vlerën e madhe të koherencës por edhe të kuptueshmërisë edhe për njerëz të cilët kanë një formim mesatar teologjik.

Ka pasur gjithmonë dicka të re të mesosh nga ajo cka Benedikti shkruante. Sigurisht që akti i tij i dorëheqjes na tronditi të gjithëve pasi erdhi krejt papritur themi si një rrufe në qiell të pastër. Por mund ta quaj vërtet këtë akt, si një akt dashurie ndaj Kishës dhe një mesim i madh për ne të gjithë. Për raportin që njeriu në përgjithësi dhe ne klerikët në vecanti duhet të kemi me pushtetin që na jepet.

Një mësim përunjësie dhe realizmi me vetveten dhe me detyrat që shërbesa kishte në ato momente, të cilat mesa duket tejkalonin fuqinë e trupit dhe të shpirtit të Papa Benediktit. Sikurse edhe ai vete e theksoi në tekstin e dorëheqjes më 11 shkurt 2013. Por ne e kuptuam shumë shpejt se Shpirti i Shenjtë kishte vepruar pasi varkën e Shën Pjetrit u zgjodh ta drejtonte një kardinal i ardhur nga Amerika Latine që mori emrin e Serafikut të Hasizit pra Francesk i cili na orientoi drejt një Kishe në dalje drejt periferive jetësore dhe ekzistenciale.

Një kishë më afër atyre që kanë nevojë dhe janë të përjashtuar. Një kishë së fundmi sirodale e cila ecën e gjitha së bashku si populli dhe një kishë sipas koncilit të dytë të vatikanit. Mund të themi se timoni i kishës kaloi nga një At i koncilit sikurse ishte Papa Benedikti në një bir të Koncilit sikurse ishte dhe është Papa Francesku. Me siguri në ditët që do të vijojnë por edhe në të ardhmen do të ketë shumë artikuj, shkrime, libra, dokumentare për Papa Benediktin, por unë dëshiroj të theksoj ende dicka që më ka lënë mbresa të bukura dhe ka një rëndësi të madhe për ne katolikët që jemi jashtë Romës.

Për asnjë momënt Papa Benedikti nuk ka lënë të krijohet përshtypja se ai është kundër asaj cka po bënte Papa Francesku. Dhe sesi Papa Francesku po e udhëhiqte Kishën. Ka qenë një shembull i madh komunikimi dhe vazhdimësie me njëri tjetrin. një shembull ky që do të duhet të shoqërojë dhe secilin prej nesh. Në momëntin që ia lëmë detyrën dikujt apo marrim detyrën nga dikush tjetër. Edhe pse mund te ketë pasur përpjekje për më shumë përpjekje mediatike që të krijonin kundërvënie midis të dyve ata nuk e lejuan që kjo të ndodhte.

Dhe sigurisht ne ia dimë shumë për nder sepse kështu ndjehemi se jemi në një udhëheqje të sigurt për të gjithë ne drejt së ardhmes dhe jetën e Kishës. Tani është koha e lutjes për Papën e Nderit që e kreu kalimin e tij në amshim. Të sigurt se ai lutet për ne të gjithë dhe ne bashkohemi në lutje me Papa Franceskun dhe të gjithë kishën në këto ditë fillimi të vitit 2023, me ndjenjën dhe dëshirën që kisha të jetë gjithnjë e më shumë dritë për botën dhe kripë për tokën

Zjarr Tv Ad